Miti 1: Martesa e fëmijëve është e rrallë.
Martesa e fëmijëve në fakt është koxha e shpeshtë. Rreth 1 në 3 vajza në botën në zhvillim martohen para moshës 18 vjecare.
Vlerësimet e reja të UNFPA tregojnë që vetëm këtë vit, 13.5 milionë fëmijë – shumica e tyre vajza – do jenë të martuara para se t’i bëjnë 18 vjet. Rreth 4.4 milion e tyre do martohen pa i mbushur 15. Kjo është e barabartë me 37,000 martesa të hershme për ditë.
Miti 2. Kjo ndodhë vetëm në vendet muslimane, afrikane dhe të varfra
Faktikisht, martesa e hershme ndodhë kudo në botë, nëpër kontinente, kultura e religjione. Kjo ndodhë madje edhe në vendet e pasura perëndimore – duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Por është më e shpeshtë në botën në zhvillim duke qenë se njëri prej faktorëve kyc eshtë varfëria.
Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, 10 përqind e vajzava janë nuse-fëmijë. Në Shtetet Arabe, 19 përqind e vajzave janë nuse-fëmijë. Në regjione tjera, numri rritet aq lart sa të arrijë edhe 43 përqindshin.
Shumica e martesave të hershme ndodhin në Azi dhe Paqësor, regjioni më i populluar. Atje. rreth 40 milionë vajza janë nuse-fëmijë.
Mit 3: Ju ndodhë veç vajzave
Eshtë e vërtetë që shumica e martesave të hershme përfshijnë vajzat. Por edhe djemt mund të martohen ashtu si vajzat. Vlerësimet e UNICEF shfaqin që rreth 18 përqind e të martuarve para moshës 18 vjecare janë djem, përderisa 82 përqind janë vajza.
Miti 4 : T’i japësh fund martesaveë të hershme i bie të ndërhysh në punët e vendeve tjera. Ata duhet të vendosin për veten e tyre.
Vendet e botës kanë vendosur – që martesa e hershme është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
Martesa e hershme është e ndaluar nga dy marrëveshjet më të shtrira në gjithë botën: Konventa për të drejtat e fëmijës dhe Konventa për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj femrës. Këto të dyja janë nënshkruar ose ratifikuar nga të gjitha vendet përvec njërit. Dhe i vecuari, Sudani Jugor, ka bërë hapa që të ratifikojë Konventën e tee drejtave të fëmijës.
Problemi nuk qëndron të fakti që qeveritë mbështesin martesën e hershme por tek rritja e varfërisë dhe pabarazisë gjinore.
Miti 5: Vetëm përbindëshat do të lejonin vajzat e tyre të martohen si fëmijë.
Mund të jetë e vështirë të imagjinohet që dikush te zgjedhë që fëmiju t’i martohet. Por për miliona njerëz, martesa e hershme mund të shihet si opsioni më i mire ose – i vetmi-.
Prindërit e varfër, përshembull, shpesh besojnë që martesa do të sigurojë të ardhmen e vajzave të tyre ngase një familje tjetër do jetë tashmë përgjegjëse për t’u kujdesur ndaj saj. Dhe prindërit në kriza humanitare, ku dhuna seksuale është e shfrenuar, martesa e hershme shihet si mënyrë për t’i mbrojtur të bijat e tyre. Në fakt, shkalla e martesave të hershme dihet të jetë ngritur përgjatë kaosit të luftës.
Miti 6: Pra kjo qenka cështje e famijes, apo jo?
Pasojat e martesave të hershme nuk qëndrojnë vetëm brenda familjes. Ato ndikojnë në mbarë shoqërinë dhe vendet.
Nuset-fëmijë kanë shumë gjasa të mbesin shtatzënë para se trupat e tyre të jenë gati, duke rritur kështu rreziqet e vdekjeve maternale dhe të foshnjave të posalindura. Nuset-fëmijë kanë shumë gjasa njashtu ta braktisin shkollën – shkuarje dëm e potencialit të tyre – dhe fëmijët e tyre kanë shumë gjasa të jenë më pak të shëndetshëm e më pak të edukuar njashtu.
Kjo paraqet një taksë kumumulative për komunitetet, punëtorët dhe ekonomitë, dhe humbja bartet tek gjeneratat.
Miti 7: Këto vajza me gjasë janë krejt të padobishme
Faktikisht, vajzat mund të luajnë rol të rëndësishëm në ndalimin e martesave të hershme – kur ato t’i njohin të drejtat e tyre dhe kur të kenë çasje në informacion e mundësi.
Për shembull, nëpërmjet programit Veprim për vajzat adoleshente të UNFPA, vajzat në 12 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine po mësojnë të drejtat e tyre. Këtu përfshihen e drejta për dinjitet, e drejta për arsim dhe shëndet, e drejta të jetojnë pa abuzim dhe detyrim, dhe e drejta e zgjedhjes, si të rritura, edhe me kë të martohen.
Vajzat në program pranojnë informacion dhe shërbime bazë, duke përfshirë këtu edukim të hollësishëm seksual dhe trajnime për shkathtësi jete. Ato njashtu pranojnë shërbime shëndetësore dhe marrin pjesë në grupe kursimi, gjë kjo që u ndihmon atyre të bëhen financiarisht të pavarura. Me këto aftësi dhe shërbime, vajzat shpeshherë fuqizohet që të ngriten për veten e tyre.
Vajzat e pajisura me këto njohuri dhe shkathtësi kanë bindur familjet e tyre që të shtyjnë ose anulojnë angazhimet. Shumë prej tyre janë inspiruar të bëhen avokuese dhe udhëheqëse në komunitetet e tyre. Kur njerëzit nisin të shohin ai normale adoleshentet e pamartuara të shëndetshme, edukuara e të sigurta si normale, kjo do të ndryshojë perceptimet dhe pritshmëritë për martesat e hershme.
Miti 8: Vetëm dënimet e rënda mund të ndalojnë këtë praktikë.
Shumica e vendeve tanimë kanë miratuar ligje të ashpra kundër martesave të hershme. Përderisa këto ligje kanë nevojë për zbatim më të madh, vetëm ligjet nuk mund të ndalojnë martesat e hershme.
Kur prindërit frikësohen për sigurinë e bijave të tyre, është e nevojshme siguri më e lartë. Barazia gjinore duhet të avancojë. Dhe varfëria e skajshme, prej të cilës derivojnë shumë martesa të hershme, duhet çrrënjosur. Për këtë, nevojiten shumë ndryshime, përfshirë këtu rrjetet e sigurisë shoqërore për vajzat dhe familjet e tyre, e njashtu duhet përmirësuar çasja në edukim, shërbime shëndetësore dhe mundësive ekonomike.
Miti 9:Unë nuk jam e prekur nga kjo çështje.
Kur potenciali i cdo të tretës vajzë në botën në zhvillim dëmtohet, të gjithë jemi të prekur. Humbja e potencialit të tyre kolektiv eshtë pamatshëm i madh, dhe kjo prek cdo ekonomi dhe fuqi punëtore në botë.
Provoni të imagjinoni një botë ku dhjetëra miliona vajza janë të arsimuara, shëndosha dhe të fuqizuara, një botë ku cdo komunitet do përfitonte nga lulëzimi i kreativitetit dhe shkathtësive të tyre. Për shkak të martesave të hershme, idetë, aftësitë dhe zgjidhjet e tyre i humbim të gjithë.
Miti 10: Unë nuk mund të bëj asgjë për këtë punë.
Ka plot e përplot mënyra se si mund të ndihmoni në ndaljen e martesave të hershme, kjo nisë qysh prej mbështetjes ndaj programeve që avokojnë për të drejtat e njeriut, fuqizimin e vajzave dhe lidershipin rinor, në ngritjen e zërit për çështjen.
Duke i sjellur këto çështje në vëmendjen e liderëve publik dhe global, ato bëhen prioritet ndërkombëtar. Rinia mundet dhe po ndajnë shqetësimet e tyre për këtë temë me anë të kampanjës #Shoëyourselfie, që do prezantohet para liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015. Tregoni mbështetjen tuaj për ndaljen e martesave të hershme duke postuar selfien tuaj me thurjen #IDONT
Peer Educators Network- PEN – www.ngo-pen.org, Kosovo
Get Social